Sunday, October 6, 2024
Kulturë

Dielli Ballata merr çmime të para për lojën e shkëlqyeshme në flautë

Nxënësi i klasës së 10-të të shkollës Prenk Jakova”, Diell Ballata ka fituar çmimin kryesor Grand Prix Ars Kosova, në garat ndërkombëtare të muzicentëve të rinj.  Ballata me instrumnetin e flautës,  ka fituar edhe çmimet  shumë të rëndësishme të edicionit të 18,  si çmimin  Akil Koci,  atë të Fondacionit Arte Shqipëri,  dhe çmimin Recital në Shkupi Kamer Fest. Talenti, puna dhe pasioni i Diellit bashkë me mësimdhënësen Lejla Beqiri Vula, triumfuan, thuhet ndër të tjera në njoftimin e shkollës Prenk Jakova. Në këto gara ndërkombëtare të muzicientëve të rinj, nxënësit e kësaj shkolle kanë fituar edhe shumë çmime tjera duke u vlerësuar për përformcen e tyre në instrumente të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *