Fëmijëria e Mirush Kabashit kaloi përmes një kalvari vuajtjesh
Mirush Kabashi (1948-2023). Aktor. Lindi në Shkodër, nga një familje gjakovare nga i ati, më 17 prill, por u rrit në Durrës. Më 1970 u diplomua aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke kryer edhe detyrën e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artsitike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar.
Për ta kujtuar aktorin e madh, që të marten e 5 Dhjetorit 2023 u nda nga jeta, shkëputem një fragmenet të shkëputur nga shkrimi I vitit të kaluar në Gjakovapress.
“Unë linda në Shkodër, më pas shkuam në Durrës, ku e arrestuan babin, ishim me fat që qëlluam në Shkodër. Siç arrestuan të gjithë nxënësit e shkollës teknike, psh. dajën e konsideruan si spiun i amerikanëve dhe e eleminuan fare. Mbas dy vjetësh në birucë e liruan dhe kjo përcaktoi edhe të ardhmen tonë.” u shpreh ai.
Por si nisi rruga e tij drejt aktrimit, krejt rastësisht dhe aspak e mirëmenduar:
“Nga konkurimet midis gjimnazeve unë u evidentova, fillimisht nuk kisha asnjë alternative tjetër për të shkuar në shkollë të lartë sepse isha djali i tretë dhe dy vëllezërve më përpra i ishte dhënë mundësia. Por shefi i seksionit i cili kishte qenë drejtor i shkollës më kërkoi që të merrja pjesë në konkurset jashtërradhe. Fitova në konkurs dhe më pas emërimi në teatrin e Durrësit, ishte shkolla e vërtetë për mua” rrëfen aktori i mirënjohur më tej.