Një Koncert që solli Evropën në skenën e Gjakovës
Një mbrëmje artistike e mrekullueshme e muzikës operistike është përjetuar të enjten në mbrëmje në skenën e madhe të pallatit të kulturës Asim Vokshi, që sonte ishte I stërmbushur me adhurues të muzikës operistike. Atmosfera, ngjasonte me ato që jemi mësuar ti shohim nëpër skenat e mëdha evropiane.
Me një përzgjedhjeje të veçantë uverturash, ariaesh dhe duetesh të njohura, të interpretuara nga një kastë e jashtëzakonshme solistësh: Josif Gjipali, Marcelina Román, Vitaliy Bilyy, Flaka Goranci, Lorika Ismajli, Gesu Zefi, Ardita Meni dhe Dioklea Hoxha nën shoqërimin e Orkestrës dhe Korit të Operës së Kosovës, publiku I pranishëm u nda jashtëzakonisht i kënaqur.
Nën drejtimin e maestros Edon Ramadani, koncerti me programin e begatshëm në Gjakovë do të mbetet në kujtesë të gjatë nga adhuruesit e muzikës klasike.