Troja Bicurri, talentja që shkëlqeu në X Faktor
Solistja e talentuar në këndim dhe interpretim me kitarë, Troja Bicurri , një vogëlushe 12-vjeçare nga Gjakova të premten mbrëma ka prek zemrat e publikut me prezantimin e saj në natën e dytë të audicioneve të X Factor në Radio Televizionit Klan në Tiranë. Ajo performoi një këngë nga James Blunt, ‘Monsters’:
“Me këtë këngë babi kujton gjyshin i cili është vrarë nga forcat serbe në luftë”. Troja nuk mori ‘PO’ vetëm nga juria për talentin e saj, por nga gjithë shqiptarët që në çdo moment sensibilizohen dhe janë të ndjeshëm ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.