Tuesday, September 3, 2024
Kulturë

Çmimin Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor për piktorin Esat Valla

Sot, në Ministrinë e Kulturës u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe Çmimi Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor për vitin 2023.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e Komisionit Vlerësues, Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” post-mortem e ndau për piktoren Alije Vokshi dhe Çmimin Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor për piktorin Esat Valla.

Çmimin post-mortem dhe mirënjohjen për piktoren Alije Vokshi e pranoi vajza e saj, Visare Selimaj, kurse piktori Esat Valla ishte i pranishëm në këtë ceremoni.

Alije Vokshi është gruaja e parë e diplomuar në pikturë, duke u bërë një ndër pioneret e artit pamor në Kosovë, ndërkaq Esat Valla është i njohur për pikturat e tij surreale.

Akademiku, piktori i njohur, Esat Valla me këtë rast ka falënderuar ata që e përzgjodhën për t’ia ndarë çmimin.

“Falënderoj zonjat që kanë ndarë këtë çmim, jam i kënaqur edhe pse vitet po kalojnë por çmimi është i mirëseardhur”, tha Valla.

Komisioni Vlerësues ishte në përbërje të Valbona Zherkës, Lirije Buliqit dhe Alisa Gojani-Berishës.

Këto çmime u jepen personaliteteve të shquara për arritjet profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e tyre në avancimin e artit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *