Festa e abetares e shkollës Zekiria Rexha
Në shkollat e Gjakovës po organizohet festa e përfundimit të shkronjave të alfabetit për klasat e para e njohur si festa e abetares. Festa e Abetares është ngjarje e veçantë në jetën e të gjithë fëmijëve të klasës së parë, pasi shënon edhe përfundimin e mësimit të shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe. Në një atmosferë të këndshme, me buzëqeshjet e fëmijëve, recitime, këngë e valle u festua përfundimi i shkronjave të alfabetit edhe për nxënësit e shfm “Zekirja Rexha”.. Një mbrëmje artistike ku performuan nxënësit e 8 klasave të kësaj shkolle u organizua në Parkun Kulturor Ali Podrimja, të hënën në mbrëmje dhe ne po sjellim disa foto nga atmosfera e gëzuar.