Saturday, August 31, 2024
Gjakova Presss

Rosa mandarin bukuroshja e shpezëve që “lahet” në lumin Krena

Fotografi nga Gjakova i  pasionuar pas botës së egër, Blerim Gjocaj ka arritur që të shkrep një fotografi të rrallë në lumin Krena që kalon përmidis Gjakovës. Fjala është për rosakun mandarinë që hyn mes 10 specieve më të bukura në botë. Gjatë fotografimit të shpezëve përgjatë lumit Krena, ai ka hasur në këtë rosë me pendë shumëngjyrëshe dhe sqepin ngjyrë rozë që  është shumë e rrallë e që besohet se ka ardhë nga viset tjera. Origjina e rosakëve mandarinë është nga Azia Lindore dhe të tillë normalisht nuk gjenden në vendin tonë .Gjocaj ka thënë se rosakët e tillë jetojnë në lumenj të pastër e sipas kësaj del që edhe lumi Krena është i pastër.. Rosa mandarin e Gjakovës është në ballinën e revistës Gjakovapress nr 186, falë shkrepjes së fotografit të botës së egër, Blerim Gjoci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *