Saturday, August 31, 2024
Kulturë

Norika Sefa merr çmimin“Zemra e Sarajevës” për film të shkurt dokumentar

As një muaj prej kur mori trofeun kryesor në Festivalin ndërkombëtar të filmave dokumentarë dhe të shkurtër “DokuFest”, filmi “Si e verdhë e sëmurë”  e regjisores  Norika Sefa ka fituar “Zemrën e Sarajevës” për filmin më të mirë të shkurtër dokumentar. Filmi është realizuar me rrëfime unike nga videokasetat e vjetra dhe ndërthur të bukurën dhe të trishtën brenda 23 minutave. Sipas përshkrimit që i bëhet projektit kinematografik që është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, filmi është një thurje nga materialet arkivore të videokasetave të tregimeve familjare që nuk janë më.

Filmi që u dha premierë në janar të këtij viti tash ka një tjetër çmim. Atë në Festivalin e Filmit në Sarajevë – si më e madhja ngjarje e botës kinematografike në Evropën Juglindore. Regjisorja nga Gjakova , Norika Sefa, nuk ka qenë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që është mbajtur  mbrëmë, për shkak të skadimit të vizës që i ishte dhënë për vetëm katër ditë. Por publikut e organizatorëve u është drejtuar me një video mesazh.

“Festivali i Filmit në Sarajevë ka qenë shumë zemërgjerë në rrugëtimin tim të filmbërjes. Faleminderit festivalit për ftesën dhe jurisë për njohjen e filmit,” ka thënë mes tjerash Norika Sefa, përcjellë Kohanet.

Një urim për këtë sukses drejtuar Norikes e ka shprehë edhe kryemnistri I Kosovës Albin Kurti I cili ka shkruar se , “Në mesin e 21 filmave të një konkurrence të lartë dhe me një juri diverse e tejet kredibile, filmi i Norikës triumfoi me tregimin që rrjedh nga arkivat filmike të familjes së saj të ndërlidhura për të zbërthyer një kohë dhe një vend që flet sa për një popull dhe një epokë.Urime Norikës dhe gjithë ekipit të prodhimit për këtë çmim kulmor dhe fitore shumë domethënëse”, ka shkruar kryemnistri Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *