Wednesday, January 1, 2025
Lajme

Për pensionistët gjakovarë konsultime mjekësore falas nga Dr. Agron Abrashi

Në Qendrën e Pensionistëve të Gjakovës, po ofrohen shërbime të shumta shëndetësore, juridike e shërbime financiare për pensionistët.  Shërbime shëndetësore me një orar të caktuar brenda vitit po ofron dr. Agron Abrashi i cili vjen kohëpaskohe nga Zvicra, ndërsa nga e hëna  16 Shtator  e deri më 20 Shtator do të jetë pranë pensionistëve gjakovarë për konsultime  mjekësore falas. Dr. Agron Abrashi, gjatë këtyre ditëve të javës së ardhshme do të punoi nga ora 9 deri në oren 15. Klubi i pensionistëve,  i hapur me iniciativën e Klubit Rotarian Gjakova, i ka lokalet në rrugën në afërsi të KEDS-it, dhe ofron ambient të përshtatshëm për qëndrim ditor të pensionistëve gjakovarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *