Saturday, December 28, 2024
Kulturë

Koncert i suksesshëm i Korit të grave dhe vajzave BESA

Kori i grave dhe vajzave Besa nga Gjakova, i formuar para një viti,  të enjten në mbrëmje  shfaqi koncert me këngë korale. Ky kor që drejtohet nga profesoresha Klodina Kryeziu Hana përbëhet nga gra dhe vajza nga mosha 16 deri në 77 vjet,  të profesioneve të ndryshme, por që kanë talent dhe e duan muzikën, ku me rastin e shënimit të përvjetorit, bënë me sukses prezantimin e  këngëve të bukura korale në skenën e shkollës së muzikës Prenk Jakova.  Drejtuesja dhe dirigjentja e Korit Besa, Klodina Hana pas koncertit u shprehë e lumtur për duartrokitjet e ngrohta që prezantimi i tyre mori nganjëherë me këndimin e përbashkët me publikun. Pika atraktive muzikore u realizuan edhe nga Arta Koshi Hasimja dhe Bleta Nixha Delija ndërsa mysafir ishte solisti Ardit Tafarshiku. Në piano interpretoi Vesa Xharra kurse në perkusione Joni Bordoniqi.

Në koncertin e sontem të  Korit Besa, anëtarja e saj Borëbardha Riza  Gjini në mënyrën më të mirë kremtoj ditëlindjen. Ajo me këngën është e lidhur që nga rinia ndërkohë që për 44 vjet si mësuese edukoi e arsimoi breza të tërë.

“U mbusha me emocione. Jemi një grup që me dashuri po punojmë në interpretimin e këngëve korale me mbështetjen jashtëzakonisht të madhe të Klodina Kryeziu Hana. Jam e lumtur e krenare që jetoj pranë muzikës, me muzikën dhe për muzikën! .Këto duartrokitje që na dhuruan sonte publiku më kujtuan prezantimet dhe duartrokitjet e dikurshme kur ne si brez i parë i vajzave gjakovare dolëm në skenë”, tha Bardha pas koncertit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *