Saturday, August 31, 2024
LajmeSporti

Sportistët më të mirë të Gjakovës për 2009

Arber Curri

 

ARBËR CURRI SPORTISTI I VITIT

“Shqiponja” klubi më I mirë

 

Në prag të ndërrimit të moteve janë shpall më të mirët në sport ndërsa I është bërë një vlerësim angazhimit të klubeve dhe sportistëve gjatë këtëij viti si dhe u është premtuar se në të ardhmen do të përkrahen materialisht.

Arbër Curri, portieri I talentuar I klubit të hendbollit “Vëllaznimi”  është sportisti I vitit 2009 ndërsa Klubi më I mirë sportiv është shpallë Klubi I hendbollit “Shqiponja”, anëtër I elitës së hendëbollit kosovar.

 

Arbër Curri, sportisti I vitit është shprehë falenderues për këtë mirënjohje që ia ka dedikuar anagzhimit të tijë, bashkëpunimit me bashkëlojtarët që, sipas tijë  janë një brez I art që duhet përkrahur.

Arbër Curri me hendboll ka filluar të merret që nga mosha 14 vjecare. U paraqit në Shkollën e hendbollit “Bashkim Idrizi” ku nga trajenri Shani Brahushi mësoi hapat e parë të kësaj loje, ndërsa morri edhe sugjerimin që të bëhet portier dhe jo lojtarë, për cka Curri kishte dëshirë. Kjo shtytje e Brahushit bëri që Arbri të vazhdojë më tutje ushtrimet për portier dhe të kaloi në skuadrën e Vëllaznimit.

Curri me mbrojtjet bravuroze shpesh ka ndikuar tek bashkëlojtarët e vet që të motivohen për lojra cilësore dhe rezultate pozitive.

“Është një shpërblim si një mirënjohje për punën time gjatë këtij viti” tha Vurri pasi morri cmimin “Sportisti I Vitit 2009. Kjo do ta motivojë akoma më tepër për anagzhime të reja.

“Me Vëlaznimin” dhe publikun gjakovarë jam I lidhur me zemër, prandaj dëshirojë që gjithnjë të jem praën skuadrës që aktualisht përbëhet nga një brez I arti lojtarëve të rinjë dhe të talenrtuar që do t ia kishte lakmi cdo skuadër tjetër.” thotë Arbri për të cilin vazhdimisht vijnë ftesa nga klubet e njohura kosovare

 

Për klubin e hendbollit për femra “Shqiponja” u tha se Brenda këtij viti(2009) shënoi suksese të mira sin ë elitën e hendbolit kosovar ashtu edhe në organizimin e turnout ndërkombëtarë.

“Në rrethana të vështirësuara ekonomike e kemi mbajtur dhe do ta mbajmë ekipin “Shqiponja” me synimin për kreun e tabeles dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare” tha Skender Alija, drejtues I këtij ekipi. Ai ka shprehë falenderim për ndarjen e kësaj mirënjohje, sepse sipas tij, kjo do ti moivojë vashat e “Shqiponjës” që të anagzhohen shumë më tepër në vitin e ri 2010.

 

Manifestimin e hapi Anton Shala, drejtor i drejtorisë së arsimit dhe kulturës i cili vitin 2009 e karakterzioi si një vit i sukseseve për sportistët gjakovarë, ndërsa theksoi se për këtë periudhë, për veprimtarit sportive janë ndarë  mbi 50 mijë euro dhe këtë kryesisht për klubin e futbollit “Vëllaznimi”.

Sportistët tjerë që kanë hyrë në dhjetëshen më të mirë, janë: Futbollistët Atdhe Gashi “Vëllaznimi” dhe Nexhip Selimi “KF”Gjakova”, pastaj basketbolistja e Vëllaznimit Yllka Vula, boksieri “Gjakova 137”, Vehbi Lulaj, çiklisti “Gjakova 137” Alban Delija, hendbollistja e “Shqiponjës” Mirjeta Maksuti, tenistja “Sporek” Jeta Haxhishabani, bodibilderi “Vigani” Erind  Beça, dhe skitari I “Pashtriku”-t Egzon Xharavina që u cilësua si sportiest me perspektiv.

Gjyqtarët më të mirë janë shpall dyshja e referëve të hendbolit Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi. Punëtori sportive më I mirë Pal Syla nga Klubi Basketbolit “Vëllaznimi”. Pedagogu- Bekim Gaxherri, trajneri: Milot Vokshi nga klubi I Skitarisë.

Menaxheri më I mirë sportive  u shpall Ahmet morina nga KF “Vëllaznimi”. U shpërblyen edhe veteranët e sportit: Abdurahman Koshi si themelues I klubit të Bjeshkatarëve Pashtriku në Gjakovë, pastaj Selim Morina nga hendbolli, dhe Agim Dyla sportist shumëvjecar dhe punëtorë I dalluar  sektorit të sportit. Pedagogët veteran që u shpërblyen janë: Tefik Jakupi, Flamur Vala, Gëzim Lila dhe Jashar Dula.

U nderua me mirënjohje edhe sportisti me aftësi të kufizuar, shahisti Shaip Kastrati si dhe klubi I futbolistëve të rinj “Gjakova” që morrën pjesë në garat ndërkombëtare në Suedi si dhe  shkolla e futbollit “Faton Domi” që mori pjesë në turneun e Kroacisë.

Me mirënjohje u nderua edhe  Diana Kozniku, kërcyesja kampione e Kroacisë nga trampolina  në ujë.

Kryetari komunës Pal Lekaj i ka përgëzuar sportistët e dalluar dhe u ka premtuar se në vitin e ri,  brenda mundësive buxhetore do të përkrahë më tepër sportistët e të gjitha klubeve.

 

Në këtë ngjarje sportive ishte I pranishëm edhe ish futbollisti I njohur nga Gjakova Ardian Kozniku,  I cili me pjesëmarjen në Kampionatin Botëror të Futbollit në Francë, më 1998, me kombëtaren e Kroacisë,  është ndër futbollistët më të suksesshëm gjakovarë. Ardian Kozniku tash e sa vjet  jeton e punon në Zagreb.