Saturday, March 29, 2025
AktualeLajme

Fillon zgjidhja e problemit të ujërave të zeza në Orize

Sa herë që reshjet e shiut kaplojnë qytetin, pika më problematike e rrjetit të ujërave të zeza dhe atmosferike paraqitet tek rruga Londra dhe kryqëzimet e saj, për faktin se në këtë vend bëhet shprazja e ujërave të  një pjese të madhe të qytetit. Në të tilla raste rrjeti I vjetëruar nuk arrinte të përballonte kapacitete e ujërave, prandaj edhe banorët e kësaj zone ishin në hallë të madh.

Kështu problemet e shfaqura në vecanti kohëve të  të fundit në disa rrugë të lagjes “Blloku i Ri” me mbushjen e disa bodrumeve me ujë nga kanalizimi, sidomos kur ka të reshura shiu, ka shqetësuar banorët dhe këtij shqetësimi serioz i është përgjegjur edhe kryetari i Komunës, Pal Lekaj, ka njohtuar te merkuren zyra per informim e KK.  Sipas tyre, sot kanë nisur punimet në sanimin e përkohshëm të këtij defekti që vie nga kanalizimi kryesor, në të cilën për këtë sanim punojnë firma “Mulaj” dhe Kompania Rajonale e Ujërave “Radoniqi”.

kanalizimiKryetari  Lekaj,   ka vizituar vendpunishten dhe është takuar me banorë të kësaj lagje të cilët kanë  kërkuar që maksimalisht të punohet që të shmangen depërtime të tilla të ujërave, qoftë edhe në mënyrë të përkohshme derisa në vitin tjetër të fillojë së jetësuari projekti që do të ketë të përfshirë edhe ndërrimin e tubave. Banorët që u takuan sot me kryetarin Lekaj u shprehën mirënjohës për mirëkuptimin që ai  ka shfaqur për tu  angazhuar personalisht  për sanimin e përkohshëm të këtij defekti, ka njohtuar zyra për informim e Kuvendit komunal.