Monday, December 30, 2024
AktualeLajme

Këshilltarët Komunal miratojnë buxhetin 2014-2016

Këshilltarët komunal të Gjakovës, ndoshta në mbledhjen e fundit në këtë përbërje, pasi që po vijnë zgjedhjet e reja lokale të 3 nëntorit, të premten shqyrtuan dhe  miratuan  draftbuxhetin e Komunës së Gjakovës për vitet 2014-2016.

Ky draftbuxhet në detaje është paraqitur nga Qazim Mehmeti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa I cili tha se  buxheti  prej 18 milion e 623 mijë eurove është më I ulët për gati 390 mijë euro  se sa vitin 2013   pasi që është përcaktuar në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë ku Gjakova ka mbi 94 mijë e 500 banor.

“Draftbuxheti është I orientuar kah zhvillimi I përgjithshëm  ekonomik I komunës duke vënë prioritete në investimet kapitale, infrastrukturë, arsim, bujqësi, kulturë e tj”, tha Mehmeti.

AsambleaDisa nga këshilltaret e opozitës kanë pasur vërejtje duke e quajtur këtë buxhet si elektoral dhe te pamundshëm për realizimin e investimeve kapitale si : Hyrje daljet e Gjakovës, ndërtimi i disa rrugëve në brendi te qytetit dhe ecuritë e pavolitshme nëpër shkollat tona,  për çka ka reaguar kryetari komunës Pal Lekaj duke thënë se investimet janë të shtrira në të gjitha pjesët e komunës pa ndarje partiake, ndërsa në arsim sipas tij, janë shënuar rezultatet më të mëdha..

Draftbuxheti u miratua me 31 vota “Pro”, 7 “Kundër” dhe 2 “Abstenime”.

Ndërkaq, nga zyrtarët e Drejtorisë së Urbanizmit dhe të Mbrojtjes së Mjedisit është prezantuar plani rregullues urban “Çarshia e Vogël, ana perëndimore”, ndërkohë është miratuar edhe Statuti I Ansamblit Muzikor të Komunës së Gjakovës.

Me kërkesën e Qeverisë së Kosovës, këshilltarët Komunal të Gjakovës miratuan kërkesën që pjesa e trasesë elektrike Kosovë- Shqipëri që kalon nëpër komunën e Gjakovës, të shpallet e interesit të posaçëm.