Vitin e ardhshëm Gjakova bëhet me impiant të ujërave të zeza
Derdhjet ujërave të zeza aktualisht bëhen pa ndonjë kriter nëpër lumenj, ndërsa ndotjes së ambientit do ti vie fundi me ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza. Në mbledhje e fundit të Asamblesë Komunale, kryetari komunës Pal lekaj ka bërë të ditur se ditë më parë ka nënshkruar kontratën e përbashkët me disa institucione dhe shoqata në vlerë prej 16 milion e 800 mijë euro për ndërtimin e impiantit në Komunën e Gjakovës.
Ne foto :Impiant modern i perpunimit të ujërave të zeza në Durres
Sipas Lekës, ky projekt do të fillojë së realizuari në vitin 2014 dhe për jetësimin e tij, pos kryetarit të Komunës kanë nënshkruar edhe Naim Baftiu nga Ministria e Financave, Nazmi Zenelaj nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ismet Ameti nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi”, Elke Dullenkopf ngs KFË-ja dhe Laurent Ëidmer nga SECO.
“Me këtë projekt të përbashkët Gjakova si komunë do të jetë përfituese e një projekti të jashtëzakonshëm bashkëkohor evropian, e që është vlerësuar jashtëzakonisht shumë edhe nga kryetari i komunës. Me këtë marrëveshje, ne si komunë po ecim drejt standardeve evropiane, ku po investohet në infrastrukturë moderne dhe kaq jetike për një komunë të zhvilluar dhe që pretendon të jetë akoma më e zhvilluar dhe të arsyetojë epitetin e një komune vërtetë urbane” ka thënë Lekaj para këshilltarëve komunal të Gjakovës.