Ndahet nga jeta doajeni i muzikes gjakovare Met Godeni
Muzika e vjeter karakteristike e Gjakovës ka humbur edhe një këngëtarë të shquar. Në moshën 81 vjecare, më 9 tetor 2013, ndërroi jetë Muhamet (Met) Godeni , njëri nga solistët veteran të shoqërisë muzikore “Ymer Riza” . Ai gjithë jetën ia ka kushtuar muzikës duke e shkrirë talentin e vet interpretative veçanarisht në këgët e vjetra gjakovare. Zëri i ëmbël dhe repertori I gjërë I këngëve që ka interpretuar artisti popullor, kanë qenë vyrtytetet e tija të larta .
Veprimtaria e pasur artistike e këngëtarit Met Godeni shtrihet nga mosha rinore me grupet muzikore të lagjes Gecë, që kanë argëtuar bashkqytetarët nëpër rendet tradicionale e deri tek anëtari aktiv I grupit muzikor Ymer Riza, duke lënë gjurmë të pashlyera në muzikën tonë e në vecanti në ahengun gjakovë. Në vitet e 80-ta krijuesi madh i muzikës shqiptare Tish Daija, pasi kishte dëgjuar muzikën që e kultivonte shoqëria “Ymer Riza” kishte porositur Bacen Met, se meqense këngët gjakovare janë unike , duhet ti ruani sikurse sytë e ballit!