Saturday, August 31, 2024
AktualeLajme

Kusari Lila: Rezultati aktual në Gjakovë, jep shpresë dhe fakton fituesin e 1 dhjetorit

Kandidatja e e Aleancës Kosova e Re për Kryetare të Komunës së Gjakovës, njëherit zëvendëspresidentja e partisë, znj.Mimoza Kusari Lila, ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur për mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor, si dhe rezutatet e këtyre zgjedhjeve.

Mimoza Kusari foto 01Duke e falenderuar elektoratin e Gjakovës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për pjekurinë e treguar gjatë këtyre zgjedhjeve, ajo theksoi se është e knaqur me rezultatin si dhe me procesin zgjedhor përgjithësisht, sepse këtë herë shanset për vjedhje të votës ishin të vogla, ajo poashtu theksoi se ka pasur raste ku është provuar që të manipulohet me votën e qytetarit, por se policia dhe organet e rendit kishin reaguar me kohë.

“Dua t`i prezantoj rezultatet tashmë të ditura për Komunën e Gjakovës dhe dëshiroj të falenderoj qyetarët për vendimin e tyre për të bërë ndryshime.

Kandidatja e AKR-së, për të parën e Gjakovës ka theksuar se, ka pasur tendencë për manipulim, por se procesi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve në Gjakovë, duke falenderuar qytetarët dhe organet e rendit përgjithësisht, ka qenë qetë.

“Rezultati aktual në Gjakovë, jep shpresë dhe fakton fituesin e 1 dhjetorit. Rezultati është mesazh për kryetarin aktual që qytetarët duan ndryshim”, ka thënë ajo.

Ajo ka pohuar se, ky rezultat I zgjedhjeve në Gjakovë, tregon se qytetarët e këtij vendi tashmë kanë vendosur për ndryshim dhe kanë vendosur t`I lëvizin gjërat.

“ Tendenca është për të lëvizur gjërat në aspektin pozitiv pas shumë vite keqqeverisjesh dhe keqmenagjim”, ka theksuar znj.Kusari Lila, duke shtuar se elektorati është ai I cili vendos për ndryshimin.

Kusari Lila ka falënderuar edhe organet e rendit për punën e tyre gjatë procesit zgjedhor, pasi që ka pasur reagim të shpejtë në tendencat për manipulim me votën.

Kusari Lila, ka thënë se pret një dalje massive të qytetarëve për të votuar me 1 dhjetor, si dhe ka bërë thirrje që qytetarët të vendosin për ndryshim dhe largim te keqqeverisjes.