Friday, December 27, 2024
KulturëLajme

Gjakovarët aktiv në Zelandën e Re

Thonë se gjakovarë mund të gjesh në të gjitha këndet e botes. Hallet e jetës, rastësitë dhe shkaqet tjera ata I kanë sjellë anekënd rruzullit tokësorë. Mbi 15 familje gjakovare tash e 14 vjet kanë mërguar në Zelandën e Re duke u integruar me sukses në shoqërinë e këtij vendi të largët dhe duke u bërë shembull i arritjes së sukseseve në punë. Në veçanti të suksesshëm janë të rinjtë që pas profesioneve të caktuara, merren edhe me aktivitete kulturore e sportive.  Në Zelandën e Re,  shqiptarët kanë shkuar në disa grupe prej Majit deri në fund të Nëntorit 99, kur edhe ka përfunduar ky mision I pranimit të refugjatëve.

Sef Zeka 1 sportMe iniciativën e dr. Sefedin Zekës në qytetin e Aucklandit në Zelandë të Re u formua një skuadër futbolli me emrin “Kosova” e cila  për gjashtë vite  luan me mjaft sukses ne ligen e qytetit. Futbollistët e rinj mes të cilëve edhe të rinjtë nga Gjakova kanë dëshmuar për talent, frymën garuese dhe kulturën sportive që rrit miqësitë mes popujve që jetojnë atje.

Veç kësaj u formua edhe një grup i veprimtarive kulturore e artistike. Për festa të ndryshme kombëtare  si festa e  flamurit, ajo e Pavarësisë  së Kosovës, vitit të ri dhe festat tjera entuziastët mërgimtarë në Zelandë të Re organizuan koncerte të ndryshme me recitime, këngë dhe valle me motive shqiptare  nga Kosova e Shqipëria. Sipas Zekës, këto  koncerte bënë  jehonë të madhe tek autoritetet e Zelandës së re , duke zgjuar kureshtje dhe krenari pasi që ishte hera e parë që në këtë vend u  mbajten  manifestime të prezantimit të kulturës shqiptare.

Mërgimtarët gjakovarë në Zelandë të Re lidhjen me qytetin e tyre të lindjes e forcojnë përditë e më tepër përmes programeve që dëgjohen në valët e  Radio Gjakovës e cila përmes internetit dëgjohet me ëndje.