Komuna organizon debat publik për çështjen e Shtëpisë së Shëndetit
Mosfunksionimi I Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ka nxitur reagime të shumta në opinion. Më së shumti kanë pësuar pacientët. Opozita ka kritikuar organet komunale për moszgjidhjen e këtij problem që u po sjellë vështirësi pacientëve, të cilët po janë të detyruar që shërbimet primare shëndetësore ti kërkojnë nëpër qendrat e mjekësisë nëpër lagje. Për mos funksionimin e kësaj qendre, është biseduar edhe në takimin e së martes mes kryetares së komunës Mimoza Kusari Liles dhe Blerim Syles kryetar i FSSHK-së të Kosovës.
“ Pothuaj se në tërësi objektit i mungojnë gjërat primare për të funksionuar objekti. Është prerë gypi I ngrohjes, pastaj në tersi është djegur rrjeti elektrik, ndrsa ujërat e zeza në bodrumin e saj sjellin rrezik”, ka shpjeguar Kusari Lila e bindur se brenda vitit 2014, do të ndërtohet një objekt i ri i QKMF-së, por disa shërbime do të mbesin përsëri në objektin ekzistues.
Lidhur me këtë çështje Komuna e Gjakovës të shtunën organizon debat publik me ç’rast kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Basri Komoni, do të prezantojnë idenë dhe planin e tyre për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Me qëllim të dhënies së kontributit, komuna ka ftuar mjekët, infermierët dhe gjithë punonjësit shëndetësor, shoqërinë civile, si dhe gjithë të interesuarit tjerë që të marrin pjese në këtë debat.