Friday, December 27, 2024
Lajme

Mbështetja për kulturën gjakovare prioritet i Ambasadës së Francës në Kosovë

ambasadorja-francezeAmbasadorja franceze në Republikën e Kosovës, Maryse Daviet ka qëndruar të martën në Gjakovë dhe pas takimit me kryetaren e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila  ka thënë se ka biseduar për bashkëpunimin me komunën e Gjakovës. Në plan të parë ka qenë intensifikimi i veprimtarive kulturore në Gjakovë në prizmin e Muajit të Frankofonisë që mbahet në Kosovë, ku organizime do të ketë edhe në Komunën e Gjakovës me ç’rast edhe është konfirmuar edhe performanca e aktorit të shquar Mirush Kabashi.

Kusari Lila ka kërkuar përkrahje nga ambasadorja, qeveria dhe kompanitë franceze për konferencën e donatorëve për Gjakovën, por edhe pas kësaj konference me qëllim të joshjes së kompanive franceze për investime në komunën e Gjakovës .

Ambasadorja franceze, Maryse Daviet  është zotuar se do të inkurajojë bizneset  franceze për të gjetur hapësira investimi në komunën e Gjakovës.