Wiki Academy Kosovo II- City Marathon në Gjakovë
Në vazhdën e përpjekjeve të qytetarëve të Kosovës për ta përmirësuar imazhin e vendit në botë, këtë vit IPKO Foundation realizon edicionin e dytë të projektit Wiki Academy Kosovo II- City Marathon.
Wiki Academy Kosovo është projekti më i madh që realizohet në përputhje me strategjinë kombëtare për Diplomaci Digjitale të Kosovës dhe ka për qëllim përmirësimin dhe shtimin e përmbajtes për Kosovën në botën e internetit. Kujtojmë se vitin e kaluar, si rezultat i Wiki Academy jane shtuar 38 artikuj dhe 2000 fotografi për Kosovën në Wikipedia, ndër të cilët artikuj e fotografi për kulturën, historinë, sistemin qeverisës e gjyqësinë, por jo vetëm këto.
Akademia do të sjellë në një vend aktivistë të Wikipedias, të rinjë, mentor e anëtar jurish të cilët do të krijojnë përmbajtje për Kosovën në Wikipedia. Kësaj radhe Akademia vjen ndryshe. Koncentrimi i temave dhe fotografive që do të postohen këtë vit do jetë në nëntë komuna të Kosovës. Do të shkruhen artikuj e do shtohen fotografi për e nga këto komuna.
Gjakova ka nderin të jetë nikoqire e kampit dyditor që do të organizohet në dy fundjava të ndara. Komuna e Gjakovës është mbështetëse e fuqishme e këtij projekti i cili ka nisur realizimin që në muajin dhjetor të vitit të kaluar, e që do të kulmojë me kampin e 22 shkurtit dhe 1 marsit që do të mbahet me fillim prej ores 9:30, në “Jakova Innovation Center (“Çarshia e Madhe”)
Gjakova do të grumbullojë aktivistët nga dy komuna tjera, Prizreni e Peja, të cilët do të grumbullohen në “Jakova Innovation Centre” për të finalizuar artikujt e tyre.