Filloi aksioni ‘Gjakova e paster’
Nga dita e hënë, ka filluar aksioni për pastrimin e gjithë territorit të Gjakovës me moton “Gjakova e pastër”. Duke patur si qëllim mbrojtjen e ambientit nga mbeturinat dhe vetëdijesimi i përgjithshëm i qytetarëve të komunës për një ambient të pastër, ky aksion i organizuar nga Komuna e Gjakoves e ndarë në ditë të caktuara në rajone të caktuara, nis me pastrimin e ambientit në zonën e Dushkajës dhe të Rekës së Mirë.
Në këto dy zona aksioni i nisur nga dita e sotme do të zgjasë tre ditë dhe njiherit apelohet tek qytetarët për bashkëngjitje në këtë aksion që ambienti ku jetojmë të jetë sa më i pastër dhe joshës. Për të dhënë mesazhin e saj për rëndësinë e mbajtjes pastër të ambientit dhe për pjesëmarrje masovike në këtë aksion, kryetarja Mimoza Kusari Lila, sot me anëtarët e kabinetit të saj dhe të aktivistet të rijnë e të reja dhe banorë të lokalitetit, ka marrë pjesë në inspektimin e këtij aksioni si dhe në pastrimin e një sipërfaqeje të konsiderueshme të lokalitetit “ Rezin”. “ Me qëllim të mbrojtjes së ambientit nga mbeturinat e njëkohësisht edhe vetëdijesimin e përgjithshëm të qytetarëve, kemi ndërmarrë aksionin me moton “ Gjakova e pastër”.
Aksioni do të vazhdon edhe në të ardhëremen në ditë të caktuara kryesisht në ditët e vikendit dhe në territore apo rajone të caktuar”, ka thënë kryetarja Mimoza Kusari-Lila. Sipas kryetares ky aksion i mbrojtjes së ambientit jo vetë që do ti shërben banorëve të komunës, por do të jetë në vazhdimësi shembull i mirë si mbrohet ambienti ku veprohet punohet e jetohet. “ Gjakova në mesin e këtij muaji ma sakët në datën 14 e 15 mars do të jetë nikoqire e konferencës së donatorëve, dhe aksioni në fjalë do të reflekton për të mirë tekë pjesëmarrësit, se si komuna jonë është e pastër dhe qytetarët angazhohen në mbrojtje të ambientit nga mbeturinat” “, është shprehur kryetarja Mimoza Kusari- Lila, duke apeluar edhe njëherë tek qytetarët për bashkëngjitje në këtë aksion që ambienti ku jetojmë të jetë sa më i pastër dhe joshës