Monday, December 30, 2024
AktualeLajme

Bujqit gati për mbjelljet e pranverës

mbjelljet-vjeshtore_hdBrenda dy tri ditësh pritet të filloi fushata e mbjelljeve pranverore  edhe në komunën e Gjakovës ku sipas planifikimit do të përfshihen 6 mijë e 30 hektarë me kultura bujqësore. Moti i  bukur e me diell ka shtuar motivimin për fermerët për ti hyrë fazës së hedhjes së farës,  mirëpo periudha e gjatë pa reshje shiu ka shtuar shqetësimin për rendimentet e pritura të kulturave bujqësore.

Rreth përgatitjeve për fushatën e mbjelljeve pranverore në komunën e Gjakovës, Agron Zorra, udhëheqës I sektorit të bujqësisë në Drejtorinë Komunale të Bujqësisë thotë se fermerët me kohë kanë kryer të gjitha punët dhe shumë shpejt pritet hedhja e farës.

‘Perimtarët e kanë të gatshëm rasatin për perime dhe mundë të filloi edhe mbjellja e perimeve në 950 hektarë, ndërsa mbi pesë mijë hektarë do të mbillet me misër, elb, tërshërë, patate, fasulemonokulturë dhe bimë furagjere’, ka thënë Zorra.