Saturday, August 31, 2024
AktualeLajme

Dita e dëshmorëve shënohet me veprimtari të shumta

UCKGjakova më 17 Maj shënon Ditën e Dëshmorëve. Duke përkujtuar dëshmorët, përkujtohet shembulli i tyre heroik, vepra e tyre madhore e cila do të jetoi në shekuj, ngase dëshmorët krijuan mundësinë dhe trasuan rrugën për një të ardhme të lirë. Veq madhështisë se veprës së tyre të pavdekshme, ne do ti kujtojmë se ata bënë histori, krijuan histori dhe mbetën në histori dhe në kujtesën tonë si armatë e pavdekshme. Kjo është dita kur mblidhen të gjallët për të përkujtuar ata që kanë vetëm një emër–DËSHMOR, që i bashkoi ideali i lartë dhe përpjekja për ta jetësuar atë ideal.

Me rastin e 15 vjetorit të Ditës së dëshmorëve të Gjakovës dhe ditës së çlirimit të fshatit Shqiponjë, nën patronatin e KK, te shtunen në këtë fshat mbahet manifestimi përkujtues për  dëshmorët e rënë në territorin e përgjegjësisë së Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe brigadës 135 “Agim Zeneli”. Fillimisht prej orës 11 bëhen homazhe në qendrën memoriale të Shqiponjës ndërsa tubimi përkujtimor fillon në orën 12.

Komuna e Gjakovës manifestimin qendror me një akademi përkujtimore kushtuar ditës së dëshmorëve e mban  në pallatin e kulturës Asim Vokshi me filim prej orës 18.00 ndërsa në mëngjes , nga ora 9.00 mbahn  Homazhe në të gjitha varrezat e Dëshmorëve të Komunës së Gjakovës.