Zhbogar në Gjakovë premton mbështetje të BE-së
Përfaqësuesi i BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar ka biseduar të enjten në Gjakovë, me kryetaren e komunës Mimoza Kusari Lila rreth projekteve aktuale dhe synimeve të mëtejme zhvillimore që vijnë me bashkëpunimin e bashkimit Evropian.
“Tani janë në realizim dy projekte në dy shkolla për efiçencë të energjisë elektrike, është kryer projekti i palestrës së sporteve dhe se shumë shpejtë, gjatë verës do të nis së realizuari projekti për terrenin e futbollit skaj Pallatit të Sporteve” theksoi Zhbogar duke shprehur konsideratë për kryetaren e komunës për të cilën ka thënë se , “ e ka gjetur atë energji dhe gatishmëri për bashkëpunim si në kohën kur ka qenë ministre në MTI”-së.
Në takimin e sotëm janë trajtuar edhe çështjet me prioritet për komunën e Gjakovës, respektivisht nevojat që ka kjo komunë, si në ekonomi, infrastrukturë, për investime dhe zhvillim në ndërmarrje të vogla dhe të mesme etj. Është bërë e ditur se shumë shpejtë do të shpallen tenderët nga BE-ja, ku qytetarët e Gjakovës mund të aplikojnë.
Sa I takon komunitetit RAE dhe ndarjes së parcelës nga ana e Komunës në lagjen “Kolonia” për të rikthyerit,Zhbogar ka pohuar se njëjtë sikurse kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, shpreh besimin se :”Do të miratohet në mbledhjen e radhës nga Kuvendi Komunal” dhe se, siç bëri të ditur ai, fondet për ndërtim tashmë janë ndarë dhe se njiherit disponojnë fonde edhe për stabilitet.
Në anën tjetër Kusari Lila ka folur për projektet që ka patur deri më tani BE-ja në Gjakovë, duke vënë në spikamë edhe vullnetin për bashkëpunimin e mëtejmë për projekte tjera, për sfidat që sjellin ballafaqimet për jetësimet e këtyre projekteve, e të tjera. Më pas, ajo, gjithashtu ka vënë në spikamë mbështetjen për sektorin privat në komunën e Gjakovës dhe njiherit ka shprehur interesimin e shtuar që këtij sektori tu ofrohen më shumë informata për aplikime në projekte dhe që pastaj mundësisht të ketë sa më shumë përfitues nga komuna e Gjakovës.
Duke folur për mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal, kryetarja ka treguar edhe për përgatitjet që janë duke u bërë për ngritjen e zonës së lirë ekonomike, si dhe ka vënë në vënë në fokusim edhe çështjen e pronave.
Me theks të posaçëm është folur edhe për komunitetin RAE, me ç’rast kryetarja është shprehur se: “Ende është brengosës fakti për një kthim të qëndrueshëm dhe se përsa i përket procedurës për ngritjen e një banimi kolektiv në lagjen “Kolonia”, besoj se kjo do të votohet në fund të muajit nga Kuvendi Komunal”.