Wednesday, September 4, 2024
AktualeKulturë

Shpat Komoni me ekspoziten Universale

shpatiI riu Shpat Komoni që ka përfunduar studimet për dizajnin grafik,  të mërkurën në Gjakovë do të hap ekspozitën e tij personale me punime të dizajnit dhe fotografi. Ekspozita mban titullin  “Universale” dhe përmes rreth 30 punimeve prezantohet puna shumëvjeçare.

Talenti dhe puna perkushtuese janë tiparet e Shpatit që kanë reflektuar në punimet e kësaj ekspozite, ndaj ia vlenë të vizitohet, ndërkohë që redaksia e gjakovapress.info i uron rrugëtim të mirë në fushën e dizajnit grafik.
Ceremonia e hapjes do të bëhet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, të mërkurën më 04 qershor 2014, në orën 18:00 ndërsa është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjakovë.