Tuesday, September 3, 2024
AktualeLajme

Korzoja për shëtitore gjatë verës

gjakova149zjNga mbrëmja e së martës rruga kryesore e qendrës së Gjakovës do të jetë në shërbim të shëtitoreve. Me propozimin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe me vendimin e Bordit të Drejtorëve  duke filluar nga sot  bëhet ndalim qarkullimi i automjeteve  në rrugën kryesore të qytetit, rrugën  “Nënë Tereza “.

Shëtitja këmbësore e qytetarëve  do të jetë e lirë dhe pa vështirësi  prej orës  20:00 e  deri në ora 24.00. Ky vendim do të jetë në fuqi gjatë tërë sezonit veror.