Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” aktivitet në Gjakovë
Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, në kuadër të aktiviteteve të shumta në shenjë të 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ambasadores së Kombit Nermin Vlora, organizon në Gjakovë Konferencën me temë: “Njihni gruan intelektuale gjakovare”.
Sipas organizatores së këtij aktiviteti, Migena Arllati, me këtë rast, Gjakovën për dy ditë me rradhë ( e shtunë & e dielë, 13 dhe 14 shtator) do ta vizitojë kryesia e Fondacionit, mes të cilave: aktorja e madhe Margarita Xhepa, shkrimtarja Kozeta Zavalani, aktivistja e famshme Vitore Stefa Leka, këngëtarja Irini Qiriako, ikonat e përhershme të skenës dhe ekranit Tefta Radi dhe Silvana Braçe etj etj. I gjithë grupi kryesohet nga kryetarja e Fondacionit, gazetarja Zenepe Luka.
Aktiviteti mbështetet nga KK Gjakovë dhe drejtoria e kulturës. Me këtë rast, aktores me origjinë gjakovare Besa Imami do t’i akordohet çmimi “Nderi i skenës shqiptare”, i pranishëm në ceremoni edhe djali i saj z. Artur Zheji.
Aktiviteti mbahet në sallën e asamblesë Komunale, ditën e shtunë, 13 shtator, ora 11:00.