Friday, March 7, 2025
Sporti

Atmosferë e rrallë e basketbollit në Gjakovë Vëllaznimi-Sigal Prishtina 74:88

 
KB Vellaznimi finalËshtë kthyer atmosfera e basketbollit në qytetin e sportit,  në Gjakovë. Mbrëmë në pallatin e mbushur të sporteve Shani Nushi u zhvillua ndeshja e xhiros së parë të ETC superligës së basketbollit të Kosovës në mes të Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës që përfundoi me rezultat 74: 88. Ani pse Vëllaznimi pësoi humbje, la përshtypje të mirë duke treguar angazhim dhe basketboll cilësorë. Mungesa e lojës së përbashkët mes basketbollistëve “kuq e zi”, për shkak të kompletimit të vonshëm me përforcimet, u reflektua edhe në lojën e parë startuese në këtë ligë. Këtë e ka pranuar edhe kryetrajneri Jeton Nixha i cili ka premtuar se forma e basketbollistëve të Vëllaznimit nga ndeshja në ndeshje do të jetë më e mirë. Në radhët e Vëllaznimit më efikasi ishte përforcimi boshnjak Dino Hoxhiq i cili shënoi 22 pikë. (z.v)