Thursday, March 6, 2025
AktualeLajme

Dëmtohet ura e Bishtazhini afer Ures së Terzive

Gjakova nuk I ka punët mirë me Urat! Histori në vete u bë Ura e Kramovikut e cila ende nuk u meremetua pas vërshimeve të disa viteve më parë, ndërsa nga dita e enjte edhe një urë në dalje të fshatit Bishtazhin, në magjistralen Gjakovë – Prizren,   është dëmtuar – shembur dhe kjo e ka vështirësuar tej mase qarkullimin e veturave në këtë aks rrugor.  Kjo eshte Ura nja 200 metra larg Ures se terzive, ne drejtim te Prizrenit

ura e BishtazhinitDëmtimin e urës nga zhvillohet trafiku e ka konfirmuar edhe komandanti i njesitit regjional të policisë së trafikut togeri Albin Sahatqija, i cili edhe ka dhënë detajet e këtij demtimi.

“Ura është dëmtuar seriozisht dhe e ka ngadalsuar dukshëm qarkullimin në këtë magjistrale, por megjithatë nuk e ka ndërperë atë në tërësi. Me të marrë informacionin ne me njesitet tona e kemi bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, i kemi vendosur shenjat paralajëmruese dhe po e mbikqyrim kalimin e kontrolluar mbi këtë urë. Me këtë rast, apeloj tek shoferët që të kenë kujdes gjatë kohës kur kalojnë në këtë urë dhe mundësisht t’i evitojnë levizjet e panevojshme këndejpari”, ka thënë ai.

Togeri Sahatqija ka thënë se për dëmtimin e urës janë njoftuar edhe zyrtarët e komunës së Gjakovës dhe ata të ministrisë së Infrastrukturës, të cilët menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes.

“Nga zyrtarët e ministrisë është thënë se do të bëhet përpiekje për gjetjen e një rruge alterantive, ndërsa qysh nesër (e premte) do të fillojë puna për rregullimin e urës”, ka shtuar Sahatqija.

Gazeta ka tentuar të kontaktojë me zyrtarët regjional të ministrisë së Infrastrukturës në Gjakovë, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

E fati i mirë në këtë “fatkeqësi” është se pikërisht në afërsi të kësaj ure ekziston një rrugë fshati rreth 500 metra, e cila mund të përdoret si alternativë deri në rregullimin e rrugës. Por, që kjo të ndodhë, fillimisht zyrtarët përkatës duhet të ndërhyjnë në rrafshimin e saj, për faktin se e njejta pothuasje është e pakalueshme.