Filloi mbushja e Liqenit të Radoniqit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi ka bërë me dije se nga dita e djeshme ka filluar me mbushjen e liqenit me ujë. Liqeni mbushet nga ujërat që vijnë përmes lumit Bistrica. Radoniqi me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës ka investuar në ndërtimin e kanalit modern derivues në një gjatësi prej mbi dy kilometra nëpër të cilin kalon uji në liqe pa drojtjen e gërryerjes së dheut dhe llymit që kishte ndodhur me dekada,
Sipas planifikimeve, liqeni pritet që me kohë të mbushet në nivelet maksimale dhe të ketë ujë te mjaftushem për furnizim të mbi 230 mijë banorëve të Gjakovës, Rahovecit dhe të disa fshatrave të Prizrenit. Procesi i mbushjes është duke u relazuar tash e tri vite, thonë zyrtarë të Radoniqit.
Ndryshe kapaciteti maksimal i Liqenit është 117 milion metra kubë ujë. Gjatësia maksimale e Liqenit është 5 kilometra kurse gjërsia mbi dy kilometra. Thellësia maksimale në liqenin e Radoniqit është 61metra.