Shpura sqimatare ia behu në gjeratore (lexo : Gjakovë)
Kozeri
Thirrjet e Nënave trondisin themelet e Gjeratores. 6 janar. Shpura sqimatare ka hyrë në Gjeratore. Në agun e ditës së re Nënat janë të këputura më dysh si gjithnjë. Kanë zënë “pritë” në lagjen e rajave. Rajat, falë tolerancës së gjeratorasve, qenë strehuar si skallvë të ardhur prej kush e di se ….Nëpër shekuj u bënë zotër në Fushën e Mëllenjave (Kosovë), pra edhe të Gjeratorës.
Nënat para derës së kamillafit presin autobusin e shpurës sqimatare. Shpura ka udhëtuar qindra kilometra nga vendi I tyre se kungimi te kamillafi bëhet për ta bindur botën se iu plasi shpirti për…
Thirrjet e Nënave shpojnë tokë e qiell…I fusin në shtrungë që të mos bëzajnë, se majmuna me bisht e pa bisht paskërkan mbetur gjallë më tepër se ç’parashihej ?!
Gjeratorasit vërejnë, ca në rrugë atypari, ca në TV, buzëplasur. Sodisin si Thirrjet e Nënave “prishin” terezinë e kungimit të kamillafit skilak.
Mekanizmat e kurtheve që ngrenë nëpër shekuj, duket se iu pine ujë akoma. “Aferim.” !
PSE U KTHYET ?! Të qani me lot krokodili apo të qeshni duke I rënë çakallës së gënjeshtrave, më fal “të vërtetave” sipas jush. Uf, se mend harrova, mos u ka rënë gjë sevdaja të mblidhni gorrica, apo të mbushni mashtrapat me qumësht dallëndysheje? Hë? Cilën ja keni premtuar VELLAIT të madh?…
Shpura ec mbi rrota ngadalë.Shikojnë rrugën dhe çdo kalimtar e thotë me shpirt, jo me gojë (është e ndaluar): -Shih me sy e plas me zemër.
-PSE KENI ARDHUR ?!-çirren Nënat gjeratorase.
Shpurasit nuk përgjigjen. Aversioni I gjeratorasve arrin kulmin. Shpura pragmatike avitet avash-avash, me të gjitha qimet në kokë, as një qime nuk lejohet t’iu bie në tokë. Kujt ia mban t’iu shkul,makar një qime ….
Nënat kanë ngelë të durueshme në fatkeqësi. U jetësua e njohura që të njihet e panjohura…
“Jeni të verenjtur?! çudi?! Aha, ja se m’u kujtua. ”Prerja e artë”,” hë për, iu iku nga duart! Apo mos qoftë e thënë të thurrni platforma të fshehta për ta shtënë sërish nën thonj kuçedrash Fushën e Mëllenjave?! Pu, pu, pu, gurit e drurit, I rëntë!
Ke VELLAIN ti. Mushkë xanxare, kurdoherë gjeratorasit I konsidorove ashmakë që t’i shkulesh si dhëmbë të prishur ëëë.
Kamillafi skilak bën ritualin sipas zakonit dhe I porosit delet e veta të jenë të qetë dhe iu ka përgatitur edhe llukanikë. Zëri nuk I dridhet fare. Në selinë qendrore ka fjalën kryesore dhe mekanizmat I ka të futura në shtrungë…
PSE U RIKTHYET!? Oh, iu ka humbur Guri i Rozetës apo? Aha, kot jeni munduar, Guri i Rozetës është atje ku s’e arrini dot. E mira e së mires është mos e ngani me gjeratorën se I rritet niveli si qëmoti e iu përpin në bisht të lugës…