Besimtarët krishterë kremtojnë Krishtlindjet
Besimtarët krishterë sonte festojnë Krishtlindjet. Dita e Krishtlindjes çdo 25 dhjetor, kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e kesaj feste. Kjo është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.
Famullia e Shën Pjetrit e Palit në Gjakovë ka njohtuar se mesha solemne për komunën e Gjakovës mbahet sonte në orën 24.00 në Kishën e re, ndërkohë që gjatë ditës mesha mbahen edhe në Guskë , Moglicë, Qerim dhe në fshatin Nec. Ndërkaq neser në Ditën e Krishtlinjeve mesha do të mbahen në Osek Hilë, Ramoc, Osek Pashë, Korenicë dhe Vogovë, ndërsa neser në orën 17.00 edhe në Gjakovë.
Ndërkaq në nivel vendi ceremonia qendrore e Krishtlindjeve mbahet në Katedralen “Nënë Tereza” dhe meshës do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.