Themelohet Unioni Studentor “Fehmi Agani”-“US-FA”
Në Gjakovë është themeluar Unioni Studentor “Fehmi Agani”. Kjo është organizatë e cila ka lindur brenda Universitetit të Gjakovës“Fehmi Agani”, duke synuar e besuar njëkohësisht se Universiteti jonë meriton një përfaqësim dinjitoz nga studentët Gjakovarë.
“Ne si “US-FA” e dimë në brendësi se ku i ka mangësitë Universiteti ynë dhe ç’farë duhet të bëjmë për interesat studentore, pasi që ne si organizatë burojmë nga studentët e këtij tempulli të dijes, me emrin e të atdhetarit të madh “Fehmi Agani”. Si Union Studentor, ne në vazhdimësi do të luftojmë për krijimin e mekanizmave përfaqësuese studentore si Parlamenti Studentor dhe Këshillat Studentore, ku do jetë një lehtësi e zgjidhjes së problemeve dhe shqyrtimit të kërkesave studentore për një jetë më të lehtë studentore dhe më të suksesshme akademike, të cilat na takojnë edhe me Statut të Universitetit, në kuadër të Ligjit për Arsim të Lartë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “, thuhet në njoftimin e këtij unioni.
US-FA i ka ftuar studentë e Universitetit të Gjakovës në jetësimin e kësaj iniciative të ndërmarrë, duke u mbështetur gjithmonë në qëllimet e drejta me të cilat ne synohet të rrugëtojnë duke mos qenë mbi studentët, por gjithmonë krah jush.
“Të vendosim ta qojmë përpara Universitetin tonë, karshi Universiteteve tjera rajonale e ndërkombëtare, pasiqë neve si shtresë intelektuale e shoqërisë na takon që të ndihmojmë në rritjen e cilësisë në kuadër të këtij tempulli të ri dhe ti eliminojmë dukuritë negative, me vullnetin më të mirë nga i cili burojmë dhe do veprojmë ne si US-FA.” Thuhet në njoftimin e kryesisë së USFA.