Gjakova më pak e prekur nga migrimi
Edhe pse llogaritet si komuna më e varfër në Kosovë, komuna e Gjakovës ka “ngelur” pas komunave tjera në trendin e migrimit ilegal. Gjakovarët duket se kanë vendosur që të vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre, përkundër të gjitha vështirësive dhe sfidave të përditshme, prandaj edhe numri i të ikurve është dukshëm më i vogël se në komunat tjera. Vet qytetarët e Gjakovës thonë se migrimi ilegal nuk është zgjidhja më e mirë, prandaj duhet qëndruar këtu, përkundër të gjitha sakrificave dhe vështirësive. E përpos informacioneve që vijnë nga vet qytetarë, fakti se numri i të ikurve nga Gjakova është më i vogël se në komunat tjera, dëshmohet edhe nga institucionet lokale.
Menaxherja e sektorit të Gjendjes Civile në Gjakovë, Teuta Vokshi, ka thënë se nuk ka shumë qytetarë të interesuar për tu pajisur me certifikata të lindjes, dokumente të cilat po përdoren për të kaluar në Serbi. Sipas saj gjatë muajit janar janë dhënë rreth 6 mijë certifikata, aq sa janë dhënë edhe në janarin e vitit të kaluar.
Ndërkohë, një trend më i madh i braktisjes së vendit vërehet tek qytetarët e Gjakovës nga komunitetet pakicë, Rom, Ashkali dhe Egjiptas. Megjithatë, edhe tek këto komunitete trendi i largimit është zvogëluar në krahasim me 4 apo 5 muaj më parë. Përderisa për komunitetin shumicë nuk ka ndonjë statistikë për numrin e të larguarve, në Zyren për Komunitete dhe Kthim bëjnë të ditur se nga Gjakova janë larguar rreth familje komunitare RAE, me rreth 1500 banorë.
Sipas udheheqesit të kesaj zyre Armend Behlulit, trendet e migrimit në Gjakovë ishin në muajt shtator e deri në dhjetor , ndersa tash ka disa familje që po kthehen me pershtypje të kqija nga qëndrimi nëpër kampet e emigrantëve në Gjermani.