Grumbullohen 3.450 euro, i dorëzohen KF dhe KH Vëllaznimi
Grupi “Iniciativa qytetare” e përbërë nga adhurues të sportit dhe Vëllaznimit e kanë përmbyll një pjesë të aktivitetit për mbedhjen e fondit për dy klubet e Vëllaznimit në futboll dhe hendboll. Të martën në ambijentet e KF Vëllaznimi janë dorëzuar mjetet e grumbulluara në vlerë prej 3 mijë e 450 euro nga aksionet e deritashme përfshirë koncertin e madh me yjet e estrades kosovare.
Pranim-Dorëzimi, në emër të organizatorëve u bë nga Shpat Dina dhe Qendrim Zeka-Nio të cilët ia dorëzuan mjetet e grumbulluara Genc Hoxhës, kryetrajnerit të Vëllaznimit nën prezencën e gjithë futbollistëve si dhe për klubin e hendbollit Vëllaznimi, iu dorëzuan Uran Luzhes , trajner dhe Isuf Lekes kapitenit të hendëbollistëve. Për KF.VËLLAZNIMI u ndanë 2.443,40 euro ndërsa për KH.VËLLAZNIMI u dhanë 1. 001,77 euro.
Me këtë rast organizatorët kanë falenderuar të gjithë qytetarët dhe bizneset që kontribuan për Vëllaznimin. Aktiviteti “NDIHMO EDHE TI” vazhdon punën me aksione tjera. Moto e këtij këshilli organizativ është “Çu puno,mos rri ulur ! Vëllaznimi është i të gjithëve.