Kur vjen pranvera…
Kur vjen pranvera ndryshon edhe disponimi i njerëzve. Duken më të qeshur dhe më të disponuar. Pranvera ngjallë jetën. Gjakova sot ishte e gjallëruar me temperaturat e ajrit deri në 20 gradë celciuz. Parqet e qytetit por edhe komplekset e kafeterive ku frekuentojnë më shumë të rinjtë, “Pazari” dhe Çarshia e Vjetër dhe Çarshia e vogël, të shtunën ishin plot…Dielli në mesditë ishte shumë i ngrohtë sa për herë të parë në këtë stinë, hotelierët aktivizuan edhe Çadrat kundër diellit! Pranvera po vjen me nxitim ndoshta. Vetëm para një jave kishte borë!
Me përmirësimin e motit prodhuesit bujqësor të komunës së Gjakovës i janë kthyer punëve të ditës në bujqësi. Sot, kur Gjakova po kalon një ditë me mot më të ngrohtë në vend, fermerët gjakovarë janë shumë më aktiv se ditëve tjera. Në të gjitha zonat rurale të komunës, në Has ku dallohen perimtarët, në Rekë të keqe dhe Rekë të mirë ku dominojnë gruri e misri si dhe në zonën e Dushkajës ku gjithashtu njihen me prodhimtarinë lavërtarë dhe të frutave, sot janë parë në aksion pune shumë prodhues bujqësorë.
Përgatitja e tokës dhe mbjellja e fidanëve të perimeve është në fazën më të përshtatshme, ndërsa ditët e humbura për shkak të shiut, tash do të kompensohen me shpejtësi në mbjelljen e misrit dhe të kulturave tjera bujqësore të pranverës. Për realizimin me sukses të punëve në bujqësi padyshim se kërkohet edhe mbështetja me subvencione e fermerëve nga ana e institucioneve shtetërore.