Saturday, December 28, 2024
AktualeKulturë

“Pjata prej druri” me 15 dhe 16 prill në skenën e Tiranës

Tetari ne TiraneNë kuadër të bashkëpunimit mes Teatrit Profesionist të Gjakovës dhe Teatrit Kombëtarë të Tiranës, për dy mbrëmje rresht Trupa artistike e Gjakovës do të jetë pranë adhuruesve të artit skenik në Tiranë. Të mërkurën dhe të enjten do të shfaqet “Pjata prej druri” e autorit Edmond Morris e në regji të Gëzim Kames.

Në qendër të kësaj drame sociale është figura e një plaku, të cilin duan ta heqin qafe e ta degdisin në një azil pleqërie bijtë e vet dhe një nuse e re, fati i së cilës bëhet edhe më i dhimbshëm se fati i këtij njeriu, dikur të lumtur, që po pi tani kupën e hidhur të helmit të pleqërisë.

Pjata-prej-druriRoli i plakut interpretohet nga aktori i famshëm ‪Hadi Shehu, ndërsa rolin e nuses e interpreton aktorja ‪‎Rajmonda Bulku.

Premiera e kësaj shfaqje në Gjakovë u shfaq  në fund të muajit Mars dhe la përshtypje të thellë . Aktori i madh i skenës shqiptare Hadi Shehu u kthye me tërë shkëlqimin e tij në skenën e Teatrit të Gjakovës  gjë që shpresohet se do të mirëpritet edhe në skenën e teatrit Kombëtarë në Tiranë për dy mbrëmje radhazi.

Në këtë shfaqje me skenografi të Petrit Bakallit,  interpretojnë   edhe Hysen Binaku, Xhevdet Doda, Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Altina Kusari, Valon Pallaska, Muradije Muriqi dhe Yllka Lota. Për muzikën përkujdeset  Pëllumb Vula.

Këmbimi I shfaqjeve teatrore po realizohet edhe në kuadër të bashkëpunimit kulturor mes Kosovës e Shqipërisë.(gjakovapress.info)