Aplikohen metoda bashkëkohore në rrjetin e ujësjellësit
Kompania Rajonale e ujësjellësit ”Radoniqi” vazhdon përpjekjet për shërbime sa më cilësore ndaj qytetarëve duke përmirësuar infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit. Këto ditë ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me firmat gjermane Ingutis dhe Dringer&Schneidel për realizimin e punimeve gjegjësisht veshjen e brendshme të gypit azbest çimentos FI 200 me material plastifikues në gjatësi prej 260 metra në rrugën “Hysni Dobruna” përkatësisht në afërsi të parkut të Lirisë. Projekti i cili filloi së realizuari nga dita e hëne është donacion i GIZ-it ndërsa metoda e aplikimit e quajtur metoda RS Blue Line për herë të parë në Kosovë dhe Rajon është duke u aplikuar në Gjakovë. Kohëzgjatja e punimeve është paraparë të jetë 4 ditë.
Projekti kap vlerën e përgjithshme prej 400 mijë euro ndërsa qëllimi final i këtij projekti është rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit. K.R.U.”Radoniqi” ka bërë planifikimin dhe përgatitjen e duhur kështu që konsumatorët , nuk do të ballafaqohen me problemet e mungesës së ujit gjatë realizimit të projektit.