Monday, March 10, 2025
AktualeLajme

Ta pastrojmë Gjakovën

Parku kryesor

 

Për nder të Ditës së Tokës, Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me UNDP, me KNGJ (Këshillin e Nxënëseve të Gjakovës), me Qendrën Rinore të Gjakovës dhe me OpenDataKosovo, të mërkurën do të  organizoi një aktivitet për mbjelljen e fidanëve në tri parqe të qytetit të Gjakovës dhe në oborrin e Shkollës “Këlmend Rizvanolli”. Njëkohësisht, në po të njëjtën ditë do të bëhet edhe hapja e fushatës “Ta Pastrojmë Gjakovën” ku një numër i vullnetarëve do të pastrojnë këto parqe. Ky aktivitet nis nga data 22 prill dhe zgjat deri me datë 22 maj. Për këtë aktivitet Komuna e Gjakovës ka ndarë mjete në shumë prej 3.284 euro, ku do të ketë pastrime ambientesh, mbjellje fidanesh, etj.

Ndryshe në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve  është biseduar për gjelbërimin e hapësirave në Gjakovë. Fillimisht është arritur në përfundim që të bëhet bashkëfinancimi i projektit kryesor të shtigjeve  në rrugën e “UÇK-së” dhe në rrugën “Tirana”, e cila arrin vlerën prej 120,840 euro. Prej kësaj shume të përgjithshme, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të ndajë mjete në vlerë 70,000 euro ndërsa pjesën e mbetur të mjeteve do ta ndajë Komuna e Gjakovës.

parkuGjithashtu me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimt Hapësinor, Komuna do ti pajisë Shkollat me disa çanta ekologjike për nxënës, ku Kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila, në ora 10:00 do të jetë e pranishme në parkun e qytetit që të bëjë hapjen e fushatës dhe të dhuroj një sasi të këtyre çantave për nxënësit e shkollave të qytetit të Gjakovës.