Thursday, March 6, 2025
AktualeLajme

Mbillen fidanet e para në parkun e qytetit

Ta pastrojm GjakovenNë shënim të 22 Prillit-Ditës së Planetit Tokë,me organizim të Komunës së Gjakovës kas nisur fushata mujore “Ta pastrojmë Gjakovën”, të cilën e ka hapur kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila. Duke apeluar që të ketë sa më shumë vullnetarë për pastrim gjithandej të ambientit, por edhe të vetëdijesimit dhe sensibilizimit të qytetarëve për mirëmbatjje të mjedisit ekologjik, kryetarja Mimoza Kusari Lila është shprehur se nuk ndjehet e kënaqur me komunën e Gjakovës përsa i përket standardeve të menaxhimit të mbeturinave, e sidomos me ato mbeturina që hudhen në shtratin e lumenjëve.

“Ju apeloj që kjo të mos jetë një muaj, apo dy muaj si fushatë e këtij aksioni, por në mënyrë permanente të kujdesemi për natyrën tonë në aspektin ambiental” ka dhënë mesazhin e saj kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila. Sot, aksioni ka nisur me mbjelljen e fidaneve në tri lokacione parqesh, si dhe në shkollën fillore “Kelmend Rizvanolli”, si dhe me pastrimin e këtyre ambienteve.