“Ta pastrojmë Gjakovën” të premten
Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën” të premten do të nisë aksionin për pastrimin e Kosovës. Me këtë rast komuna e Gjakovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se do ti bashkohet këtij aksioni ku do të marrin pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe drejtorët, asamblistët si dhe të gjithë dashamirët e mjedisit.
“Aktiviteti i kushtohet ditës së pastrimit i cili organizohet nga Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me OJQ “Let’s do it”. Të Premten me 22 Maj duke filluar nga ora 10:00 Dil largoje bërllokun nga Lagja jote!!!
Bashkohu me grupet e vullnetarëve! Fto edhe të tjerët!, Me 22 Maj i duhemi Gjakovës. Ta Pastrojmë Gjakovën, bashkë mundemi!
Mos u anko, vepro…Shihemi në ora 10:00”, thuhet në njoftimin e komunes