Çiklistët gjakovarë në Kampionatin Ballanik
Pas fitores ne garën Mountain Bike e organizuar nga KÇ ,,Gjakova 137’’ ku fitues doli çiklisti gjakovar Alban Delija pason gara për,,Kampionatin Ballkanik’’ – 2015 që do të mbahet të dielën ne Selanik të Greqisë.
Kombëtaren e Kosovës do ta përfaqësojnë Alban Delija në kategorinë Senior dhe Njazi Berisha në kategorinë ,,Master’’ (vetereran), ku shpresohet që së paku Albani të sjell një fitore te merituar.
Çiklisti Alban Delija premton se është në formë jashtëzakonisht të mirë dhe synon titullin e kampionit të Kosovës, por edhe paraqitje të mira në garat që e presin në rrafshin ndërkombëtarë. Delija është anëtar i KÇ Gjakova 137 dhe i kombëtares së Kosovës, i cili përgatitet edhe për dy gara të forta që e presin, si ai i ‘Rrethit të Kosovës’ dhe në Selanik të Greqisë.
“Jam dukshëm në formën më të mirë. Shihet një rivalitet i madh dhe mes tri ekipeve, si: Gjakova 137, Kastrioti dhe AS Prishtina. Kur është konkurrenca e fortë normal se rritet edhe cilësia”, tha Delija. Ai ka synime të mëdha dhe nuk i frikësohet konkurrencës, sepse beson në përvojën e tij.