445 kërkesa për 36 vende të lira për mësimdhënës
Në Shkollat Fillore të komunës së Gjakovës nis procesi i testimit të kandidatëve për mësimdhënës për vitin shkollor 2015-2016, ku për rreth 36 pozita të mësimdhënësve kanë aplikuar 445 kandidatë. Kërkesa më e madhe është për mësimdhënës të lëndës së matematikës dhe fizikës, ku mungojnë profesor të cilët i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara me konkurs. Diana Qarkaxhia, drejtoreshë e Drejtorisë komunale për Arsim në Gjakovë, ndonëse nuk e ka prezantuar numrin e saktë të mësimdhënësve të cilët do të pranohen, ka veçuar lëndën e biologjisë ku vetëm për një vend pune numri i kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet është shumëfish më i madh.
Kandidatët të cilët do ta kalojnë testin me shkrim do të ftohën në testin me gojë i cili mbahet të premten me 7 gusht ndërkohë që shpallja e mësimdhënësve të cilët do të arrijnë të punësohen është në qendër të vëmendjes jo vetëm të atyre që kanë aplikuar por edhe të opinionit të gjerë në Gjakovë.