Thursday, March 6, 2025
Aktuale

Me mbledhje komemorative si dhe homazhe Nderohen veprat e Akademik Pajazit Nushi

P. Nushi Akademi perkujtimore 2Pas mbledhjeve komemorative si dhe homazheve, te organizuar në nderim të jetës dhe veprës së tij, në Prishtinë nga Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës si dhe Gjakove nën ptaronatin e Kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari–Lila, është varrosur dje, në Varrezat e Qytetit të tij të lindjes në Gjakovë, akademik Pajazit Nushi.

Në percjelljen e fundit të tij kanë marr pjesë një numër i madh i qytetarëve, ndërsa i fundit nga i ndjeri në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës me një fjalë rasti, është ndarë Akademik Ali Aliu.P. Nushi Akademi perkujtimore 3

“Kontributi i Pajazit Nushit në shumë fusha të jetës tonë është i përmasave të mëdha. Ai ka lënë pas një veprimtari të pasur që do të jetë e pranishme përherë në hapësirat shqiptare.

Gjatë jetës së tij të begatë, natyrën dhe karakterin e Akademik Nushit e stolisnin një veçanti që e kishte dhe e sillte nga tradita kombëtare dhe arsimore e qytetit të tij të lindjes.

Në të gjitha postet dhe funksionet e rëndësishme që mbante për më shumë se një gjysmë shekulli, në të gjitha punët që kryente ai, këtë formim thuajse të shenjtë të qytetit ku u lind dhe u edukua, do ta ketë busull orientimi deri në ditët e fundit të jetës.

Me asnjë kusht dhe para asnjë sfide ai nuk do ti shmangej këtij parimi dhe vizioni etik e jetësor” ka thënë në ceremoninë mortore të prof. dr. Pajazit Nushit, Akademik Aliu Aliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *