Monday, September 2, 2024
AktualeLajme

100 Pako për nevojtarët

VarferiaNë përpjekje që edhe në përmasa modeste të zbutet gjendja e rëndë ekonomiko- sociale e shumë familjeve në komunën e Gjakovës , Partia e Drejtësisë – Dega në Gjakovë për nder të festës së Kurban Bajramit, organizoi aktivitetin tradicional humanitar të shpërndarjes së pakove ushqimore për familjet me nevoja të veçanta. Ky është viti i gjashtë radhazi që përmes këtij aktiviteti synohet sensibilizimi dhe solidariteti me kategoritë e veçanta, duke dashur që të përcjellim mesazhin e kësaj feste dhe të pasurohen sadopak sofrat festive…

Në kuadër të këtij aktiviteti është realizuar shpërndarja e 100 pakove ushqimore për po aq familje në nevojë të komunës së Gjakovës. Me këtë rast shprehet mirënjohjen e thellë për të gjithë donatorët  për mirëkuptimin social, solidaritetin dhe humanizmin në vepër,duke vënë edhe kësaj radhe në dukje ndjenjën e sensibilizimit me nevojtarët. Në fund,Partia e Drejtësisë dega ne Gjakovë uron që të gjitha kremtimet fetare dhe kombëtare të jenë edhe një rast gëzimi, uniteti, paqe, tolerance, mirësie dhe solidariteti, njëherit shpalosje e vlerave të larta shpirtërore ndërmjet të gjithë neve.