Tuesday, December 31, 2024
Lajme

Reagime në mbrojtje të Mimozes

mimoza-2Po vazhdojnë të jenë të shumta reagimet në mbrojtje të kryetares së komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, por edhe në ngritje të zërit, kërkesës e presionit tek organet e rendit dhe ato të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhet rasti i planifikimit të eliminimit fizik të kryetares së Gjakovë. Përmes një konference për media, lidhur me këtë rast ka reaguar Shoqata e Intelektualëve “Jakova”. Profesori Masar Rizvanolli, kryetar i kësaj shoqate, tha se një akt i tillë është akt i turpshëm dhe fillim e dekombëtarizimit të popullit tonë: 

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe Shoqata “Thirrjet e Nënave”. Kryetarja e saj Nysrete Kumnova, ka thënë se lajme të tilla janë të dhimbshme të dëgjohen dhe si i tillë edhe shokues.

Përmes një komunikate për media, kanë reaguar edhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës  dhe Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë. Këto dy asociacione kërkojnë nga Institucionet e Republikës së Kosovës që janë përgjegjëse, të ndërmarrin masat e duhura në zgjidhjen e këtij rasti si dhe të parandalojnë që raste të tilla të ndodhin në të ardhmen. “Këto kërcënime janë të papranueshme jo vetëm për zonjën Mimoza Kusari Lila, por për çdo qytetar të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.