Saturday, December 28, 2024
AktualeKulturë

20 vjet të grupit të vallëzimit Art Dizajn

Art Design 3
Skena e Pallatit të Kulturës Asim Vokshi të shtunën në mbrëmje ka shkëlqyer nga vallëzuesit e shumë brezave që kanë marrë hapat e parë të vallëzimit duke u bërë mjeshtër të vërtetë. Kjo për faktin se mjeshtërinë e vet ua ka përcjellë Dr. Jeton Vorfi themelues dhe drejtues i shkollës së vallëzimit Art dizajn,  që sonte me një spektakël të veçantë shënoi këtë përvjetor. Një skenë impozante, dhjetëra vallëzues e vallëzime me stile e ritme nga të gjitha këndet e botës, të luajtur nga breza të ndryshëm, vlerësime e mendime nga krijues kosovarë, duartrokitje dhe lule në fund e bënë një ngjarje të paharrueshme kulturore.

Edhe me këtë rast u dëshmua puna përkushtuese dhe mjeshtërore e Jetonit që la gjurmë në këtë fushë të veçantë të artit të vallëzimit.

Art Design 4 Art Design 5 Art Design 6
Art Design 2

 

Art Design 1 Art Design 7