Sunday, September 1, 2024
AktualeSporti

KH Shqiponja përballje me skuadrën elite të Spanjës

shqiponja Një nga skuadrat më të suksesshme të hendbollit për femra në Kosovë, Shqiponja pasi mposhti në dy takimet ekipin e Pelisterit të Maqedonisë, në raundin e ardhshëm do të përballet me spanjolet. Të martën në mesditë  në ambientet e Federatës Evropiane te Hendbollit  në Vjenë u bë tërheqja e shortit për Challenge Cup ne konkurrencën e  femrave, me ç`rast skuadra më e suksesshme e Kosovës ne garat ndërkombëtare për këtë vit  në konkurrencën e femrave,  KHF Shqiponja nga Gjakova  mësoi emrin e rivalit në të 8-në e finales, kjo është skuadra Rocasa Gran Canaria ACE  nga Spanja lidere në garat e Ligës elite të Spanjes.

Ndeshja e parë zhvillohet ne Gjakovë më  9/10.01.2016 kurse  kthimit më 16/17.01.2016, mirëpo,  me siguri ndeshjet nuk do te zhvillohen sipas këtij kalendari,  duke pasur parasysh se shteti i Spanjës nuk e  njeh Kosovën dhe pasaportën e udhëtimit, prandaj Federata Evropiane e Hendbollit  do të ndërmjetëson mes skuadrave lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje  te pëlqyeshme për te dy skuadrat për tu zhvilluar këto dy ndeshje ne frymë sportive.

Kundërshtari i KHF Shqiponja sipas rezultateve nga viteve e kaluara është mjaft i fortë, mirëpo vashat gjakovare të përforcuara me disa hendbolliste cilësore nga Kosova me në krye Belma Beba  din të befasojnë edhe pse,  spanjollet llogariten favorite absolute.

Kryetari klubit Skender Alija tha se shorti nuk ka qenë më fat për Shqiponjën porse nuk do të dorëzohen lehtë.

‘Skuadra kundërshtare është më e mira në Ligën spanjole me të gjitha fitore, por ne do të përforcohemi edhe më shumë. Kemi plan të marrim edhe dy hendbolliste cilësore dhe presim mbështetjen edhe të komunës, të kryetares Mimoza Kusari Lila por edhe të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve për mbështetje financiare’, tha Alija për Gjakovapress duke theksuar vështirësitë që kanë dalë me mosnjohjen e Kosovës nga ana e Spanjës.

‘Nuk dijmë se ku do të zhvillohen ndeshjet, sigurisht me ndonjë teren neutral, por ne do të kishim pasur dëshirë që një spektakël I tillë të zhvillohej në Gjakovë për ta shndërruar në spektakël sportiv’ tha Alija.