KRU Radoniqi masa kundër keqpërdoruesve të ujit të pijes
KRU “Radoniqi”, përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë ditëve kur në vendin tonë mbizotëroj mot me shi, dukshëm ka rënë shfrytëzimi i ujit . Fabrika prodhon ujë 500 litra në sekondë dhe Liqeni i Radoniqit ka ujë të mjaftueshëm për ti furnizuar me ujë të gjithë konsumatorët, por jo edhe keqpërdoruesit e ujit të pijes. Ditët me shi dëshmuan edhe njëherë se sa të pa vetëdijesuar janë shumë nga konsumatorët tanë, të cilët në ditët e ngrohta keqpërdorin ujin e pijes më së shumti për ujitje, pa menduar aspak për të tjerët, të cilët mund të mos kenë ujë as për nevojat elementare,” thuhet në komunikatën e Radoniqit.
Më tutje thuhet se , Ekipi i Kontrollës dhe Çkyqjes do të vazhdojë ti dënojë të gjithë keqpërdoruesit, që edhe përkundër shumë apeleve dhe lutjeve që ju kemi bërë për shfrytëzim sa më racional të ujit, vazhdojnë të bëjnë lidhje ilegale dhe keqpërdorim. Nuk do të falim asnjë keqpërdorues, sepse duke i falur ata dënojmë konsumatorët tanë të cilët janë pagues të rregullt dhe shfrytëzues racional të ujit. KRU “Radoniqi” punon në të MIRË të Konsumatorëve të MIRË, thuhet në komunikatën e KRU Radoniqi.