Fatura e dëmeve nga vërshimet rreth 209 mijë euro
Rreth 209 mijë euro janë dëmet që shkaktuan vërshimet, erërat e fuqishme dhe reshjet e shumta të shiut. Dëme ka pësuar infrastruktura publike, bujqësia dhe ekonomitë familjare në komunën e Gjakovës. Kështu ka raportuar Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve i cili ka dalë me një raport pas tri ditë pune në terrenet e prekura.. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familjare. Më këtë rast janë prekur 22 prona, që sipas komisionit janë shkaktuar dëme në vlerë prej 120 mijë e 500 euro. Më pas dëme ka pasur edhe në bujqësi, përkatësisht në dëmtimin e digave dhe serrave, të cilat komisioni i ka vlerësuar se janë shkaktuar dëme në vlerë prej 56 mijë e 132 euro. Ndërsa dëmet në infrastrukturën publike, përkatësisht dëmtimi i dy urave është vlerësuar me 31 mijë e 700 euro. Më 7, 8, 9 dhe 12 nëntor, komuna e Gjakovës është prekur nga një mot me reshje të dendura shiu, të cilat kishin shkaktuar vërshime në disa pjesë të komunës, duke lënë pas shumë dëmtime. Si zonë më e prekur ka qenë rajoni i Rekës së keqe. Sipas Komisionit objekt shqyrtimi ishin rastet e lajmëruara nga ana e personave fizik e juridik në organet komunale të administratës. Komuna e Gjakovës nuk ka ndonjë fond të veçantë për rastet e fatkeqësive natyrore,por për kompensim të këtyre dëmeve do të kërkojë ndihmë nga qeveria e Kosovës